Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë
Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, vizitoi Malin e Zi, të cilin e konsideroi shtet pararojë në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “ Mali i Zi duhet që të përshpejtojë ritmin e reformave. Ju ende nuk e keni përfunduar punën tuaj në fushën e sundimit të ligjit. Ky duhet që të jetë prioriteti juaj. Çdo shtet anëtar duhet të ketë gjyqësor të pavarur dhe kapacitete për të luftuar korrupsionin në një nivel të lartë dhe krimin e organizuar. Ne kurrë nuk do të bëjmë kompromis për këto çështje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një projekt kombëtar. Nuk është një projekt i një qeverie. Duhet që të mbështetet nga të gjitha partitë politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë”, tha Marta Kos. Kos tha...
Burimi:
javanews.al