Korrupsion dhe shpërdorim detyre! Aksion në Kosovë, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë

Korrupsion dhe shpërdorim detyre! Aksion në Kosovë, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë

eurot e sekuestruara KOSOVË-Një operacion masiv i udhëhequr nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), është zhvilluar pasditen e djeshme (18 dhjetor) në Prishtinë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Në kuadër të aksionit Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona me inicialet F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Me vendim të Prokurorisë Speciale, të shtatë personave u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Gjatë opreacionit policor dhe kontrolleve janë sekuestruar rreth 20 mijë euro, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme si dhe pajisje elektronike. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një reagim në lidhje me aksionin, ka...