Koreja e Veriut prezanton nëndetësen e saj të parë bërthamore

Koreja e Veriut prezanton nëndetësen e saj të parë bërthamore

Bota E Enjte, 25 Dhjetor 2025 07:18 Koreja e Veriut publikoi të enjten foto të reja, duke pretenduar se shfaqin nëndetësen e saj të parë me energji bërthamore. Sipas Agjencisë Zyrtare Qendrore të Lajmeve Koreane (KCNA), Kim Jong Un vizitoi një kantier detar për të inspektuar ndërtimin e asaj që Pheniani e përshkruan si një nëndetëse me energji bërthamore të klasit 8,700 tonë. Kim e ka quajtur anijen një hap thelbësor në modernizimin dhe armatimin bërthamor të marinës së Koresë së Veriut. Fotot e publikuara nga KCNA tregojnë Kimin së bashku me zyrtarë të tjerë dhe vajzën e tij, të cilën shumë vëzhgues besojnë se do të pasojë babanë e saj. Nuk është e qartë se në çfarë faze është ndërtimi i nëndetëses bërthamore, por...