Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Kongresmenët amerikanë kërkojnë emërimin e një zyrtari për publikimin e të gjitha dosjeve të Epstein
Dy anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së i kanë kërkuar gjyqtarit federal, Paul Engelmayer të emërojë një drejtor të posaçëm për të detyruar departamentin e drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein. Përfaqësuesja demokrate, Ro Khanna dhe përfaqësuesi republikan, Thomas Massie kërkuan të publikojë dosjet e plota, siç kërkohet nga Akti i Transparencës së Dosjeve Epstein. “Sjellja e Departamentit të Drejtësisë nuk është vetëm një shkelje flagrante e detyrimeve të zbulimit të detyrueshëm sipas Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein, por siç e ka njohur kjo Gjykatë në vendimet e saj të mëparshme, sjellja e Departamentit të Drejtësisë ka shkaktuar trauma serioze tek të mbijetuarit”, shkruhet në kërkesën e tyre. Duke iu referuar një dokumenti gjyqësor të paraqitur në departamentin e drejtësisë në fillim...