Konflikti në Ngushticën e Hormuzit/ 400 milionë fuçi nafte rezervë, hedhja rezervave në sasi rekord uli çmimin në 88 dollarë
Në ditën e 12 të luftës në Lindjen e Mesme, i gjithë konflikti u zhvendos te Ngushtica e Hormuzit, pika më e madhe e kalimit të naftës në botë, që po sjell pasoja globale. Kërcënimit të Iranit se nuk do të lejojë asnjë pikë naftë të kalojë nga Hormuzi, iu kundërpërgjigj menjëherë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila pas një takimi të jashtëzakonshëm vendosi lirimin e rezervave në një total prej 400 milionë fuçi naftë bruto, lirimi më i madh në historinë e saj. Ky vendim u miratua unanimisht nga të 32 vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. “Sfidat me të cilat po përballet tregu i naftës janë të pashembullta, prandaj jam shumë i kënaqur që vendet anëtare të Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë janë...
Burimi:
top-channel.tv