No Image Available

Konflikti në Lindjen e Mesme, Turqia nis bisedimet me SHBA dhe Iranin për t’i dhënë fund luftës

Teheran ANKARA- Turqia ka nisur bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranin për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. Fidan shprehet se kjo luftë duhet të marrë fund sa më shpejt dhe se Turqia po angazhohet që të bisedojë me palët e përfshira. “Kemi përjetuar momentet më intensive të luftës në ditët e fundit. Pyetja është, çfarë shansesh ka për negociata dhe në ç’masë është e mundur? Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur… Po flasim me palën iraniane dhe po flasim me palën amerikani”, tha ai në një konferencë për shtyp në Ankara së bashku me homologun e tij gjerman Johann Ëadephul....