Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për furnizimet globale me energji

Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për furnizimet globale me energji

Gjatë një vizite në Australi, presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi nevojën urgjente për arritjen e një paqeje të negociuar që do t’i jepte fund luftës me Iranin, duke u shprehur se është “thellësisht e shqetësuar” për konfliktin në vazhdim. Duke folur në krah të kryeministrit australian Anthony Albanese në Kanberra, ajo deklaroi se është me rëndësi jetike që të gjendet një zgjidhje përmes dialogut. “Është me rëndësi të jashtëzakonshme që të arrijmë në një zgjidhje të negociuar, e cila i jep fund armiqësive që po shohim në Lindjen e Mesme,” u shpreh von der Leyen. Ajo shtoi se disa vende të Bashkimit Evropian po përgatiten të kontribuojnë në një mision për mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit pas përfundimit të luftës. Sipas...