Konflikti në Lindjen e Mesme/ Rutte: NATO nuk do të përfshihet, kjo është fushatë e SHBA-ve dhe Izraelit
Mark Rutte BRUKSEL- Sekretari i Përgjitshëm I NATO-s, Mark Rutte u shpreh se forcat e NATO-s nuk do të përfshihen në konfliktin në Lindjen e Mesme. I pyetur nga BBC, Rutte u shpreh se kjo është një fushatë që po udhëhiqet nga amerikanët dhe izraelitët. Ai shtoi se “ajo që po shohim tani është se aleatët dhe miqtë e NATO-s në rajon janë nën sulme pa dallim nga Irani, kështu që ata po bëjnë çmos në këtë situatë”. Po ashtu, ai shtoi se Evropa 'mbështet absolutisht' veprimin e SHBA-së në Iran. I pyetur më tej nga BBC nëse ishte në dijeni paraprakisht për sulmet amerikane-izraelite ndaj Iranit, Rutte u shpreh se nuk i diskuton publikisht këto detaje. Megjithatë, ai shtoi se ka pasur "shumë biseda" me zyrtarë amerikanë...
Burimi:
zeri.ai