Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani nis vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani nis vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit

Foto ilustruese TEHERAN- Irani ka nisur vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit energjetik në botë, që transporton rreth një të pestën e të gjithë naftës bruto globale. Mësohet se minat e vendosura deri më tani janë relativisht të pakta, vetëm disa dhjetëra gjatë ditëve të fundit, por Irani zotëron ende mbi 80–90% të anijeve të vogla, duke e bërë të mundur vendosjen e qindra minave në kanalin ujor. Sipas ‘CNN’, Irani ka paralajmëruar më parë se çdo anije që kalon nëpër ngushticë mund të sulmohet, dhe kanali është i mbyllur që nga fillimi i tensioneve. Zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar gjendjen e ngushticës si një “luginë vdekjeje” për shkak të rreziqeve të mëdha që paraqet tranziti....