Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet!
Sot është dita e tetë e luftës në Lindjen e Mesme, ndërkohë që pasojat ekonomike që rrjedhin nga sulmet parashikohen të jenë të mëdha. Ergis Sefa, ekspert ekonomie bëri një analizë të asaj që pritet të ndodhë. “Jemi ende në situatën e panikut. Duhet të kalojnë disa javë që të kuptojmë efektin në çmimin e naftës dhe gazit natyror. Nëse lufta zgjat edhe 4-5 javë të tjera, do të nisim të ndiejmë efektet në çrregullimin e furnizimit, përveç rritjes së çmimeve”, tha ai. Ndërkohë, në lidhje me situatën në Shqipëri, ai u shpreh se dy nga arsyet që e përkeqësojnë situatën janë rezervat strategjike dhe fakti që 100 për qind e naftës që përdoret në vendin tonë është e importuar. “Rezervat strategjike duhet t’i kemi...
Burimi:
ntv.al