Konflikti në Lindjen e Mesme, BBC: Irritimi i Sekretarit të Mbrojtjes shihet si shenjë presioni për SHBA-në në konfliktin me Iranin

Konflikti në Lindjen e Mesme, BBC: Irritimi i Sekretarit të Mbrojtjes shihet si shenjë presioni për SHBA-në në konfliktin me Iranin

Irritimi i Pete Hegseth gjatë një konference për shtyp në Pentagon u interpretua si një shenjë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndiejnë presion në rritje lidhur me luftën kundër Iranit. Sipas BBC, Hegseth dukej se po përpiqej të justifikonte strategjinë e luftës përballë një shqyrtimi gjithnjë e më të madh nga një pjesë e medias amerikane. Ky presion, lidhet me disa faktorë: rritjen e çmimeve të naftës, qëndrueshmërinë e regjimit iranian, dhe raportimet për viktima ushtarake amerikane. Gjatë konferencës, Hegseth deklaroi se media duhet të “pranojë” se SHBA dhe Izraeli po “shkatërrojnë” ushtrinë iraniane. Ai shtoi se regjimi iranian tani sheh në qiell “yjet dhe vijat” e flamurit amerikan dhe “Ylli i Davidit”, duke e quajtur këtë “makthin më të keq të regjimit”....