Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, zëvendëskryeministri Tajani: Do të jemi si vëzhgues
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka theksuar se mungesa e Italisë nga një diskutim për paqen në Mesdhe do të ishte “politikisht e pakuptueshme” dhe në kundërshtim me frymën e Kushtetutës italiane. Gjatë fjalës së tij në Dhomën e Deputetëve, Tajani u shpreh se refuzimi i luftës si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është një parim themelor që Italia e ka inkorporuar në Nenin 11 të Kushtetutës së saj. Tajani po ashtu komentoi pjesëmarrjen e Italisë në Bordin e Paqes si vëzhgues, me ftesë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. “Qeveria e ka konsideruar të përshtatshme të pranojë ftesën e administratës amerikane për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes si vëzhgues,” tha Tajani, duke shtuar se...
Burimi:
top-channel.tv