Konfirmohen viktimat e para të SHBA-së/ Tre ushtarë amerikanë të vrarë, pesë të plagosur rëndë, Trump: Kjo ndodh në çdo luftë

Konfirmohen viktimat e para të SHBA-së/ Tre ushtarë amerikanë të vrarë, pesë të plagosur rëndë, Trump: Kjo ndodh në çdo luftë

Tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në aksion. Këto janë viktimat e para të konfirmuara që prej nisjes së sulmeve amerikane ndaj Iranit të shtunën. Pesë ushtarë të tjerë janë plagosur rëndë, sipas ushtrisë amerikane. Duke shpallur operacionin e SHBA-së kundër Iranit, presidenti Donald Trump paralajmëroi se “jeta e heronjve amerikanë mund të humbasë dhe mund të kemi viktima. Kjo ndodh shpesh në luftë”. Top Channel