Konferenca e Sigurisë në Mynih, presidenti Zelenskyy kërkon veprim të aleatëve ndaj agresionit rus
Bota E Shtunë, 14 Shkurt 2026 19:47 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy nga Konferenca e Sigurisë në Mynih dërgoi një mesazh të fuqishëm. Ai kërkoi nga aleatët që të veprojnë me shpejtësi për të ndaluar agresionin rus pasi çdo ditë që kalon rriten humbjet e jetës. “Prandaj asnjë ditë, asnjë mundësi për të mbrojtur jetën, nuk duhet të humbet. Të gjithë ata që kërkojnë siguri dhe paqe duhet ta kuptojnë këtë. Çdo ditë ka rëndësi. Pa ju amerikanë, evropianë dhe të gjithë ata që qëndrojnë me ne do të kishte qenë shumë, shumë e vështirë të rezistonim. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nënvizoi humbjet e mëdha të Rusisë dhe përparimet minimale të tyre në front”.
Burimi:
kohajone.com