Kompromisi gjerman për azilin, çfarë u ra dakord?
Të ashtuquajturat "raste të Dublinit", pra njerëzit që janë regjistruar në vende të tjera evropianeose që kanë aplikuar tashmë për azil atje, do të mund të mbahen në qendra të posaçme azili deri në tre muaj. Me masa më të rrepta, qeveria gjermanedëshiron të lehtësojë kthimet dhe të sigurojë që refugjatët të mos zhduken para deportimit. Vendimi nëse këto qendra azili do të krijohen, megjithatë, i takon landeve. Dispozitat e reja gjithashtu duhet të harmonizohen me to, edhe Bundesrati duhet t'u japë atyre pëlqimin e tij. A zbatohet kjo rregullore e re për të gjithë refugjatët? Jo, rastet e ndërlikuara duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur. Sebastian Fiedler, eksperti i SPD-së për politikën e brendshme, thotë: "Ishte veçanërisht e rëndësishme për ne të mos krijonim...
Burimi:
syri.net