Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv
Gjiganti francez i prodhimit të çimentos, Lafarge, është shpallur fajtor për pagesa milionëshe ndaj grupeve xhihadiste, përfshirë edhe Shtetin Islamik (IS), me qëllim mbajtjen në funksion të aktivitetit të tij në Siri gjatë luftës civile. Sipas vendimit të gjykatës në Paris, tetë ish-punonjës të kompanisë janë shpallur fajtorë për financim të terrorizmit, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv Bruno Lafont, i cili u dënua të hënën me gjashtë vite burg, raporton BBC. Përveç Lafont, ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm Christian Herrault u dënua me pesë vite burg, ndërsa ish-punonjësi sirian Firas Tlass u dënua në mungesë me shtatë vite burg për organizimin e pagesave. Gjykata konstatoi se Lafarge ka paguar rreth 6.5 milionë dollarë (5.59 milionë euro) për periudhën 2013-2014, për të garantuar vijimësinë e funksionimit të fabrikës në veri...
Burimi:
javanews.al