Komisioni Evropian gjobiti X për thyerje rregullash, platforma e Elon Musk i drejtohet gjykatës: Ndëshkim pa baza dhe pa hetim të mirëfilltë

Komisioni Evropian gjobiti X për thyerje rregullash, platforma e Elon Musk i drejtohet gjykatës: Ndëshkim pa baza dhe pa hetim të mirëfilltë

Platforma e mediave sociale X e Elon Musk njoftoi sot se ka paraqitur një ankesë në gjykatën më të lartë të Bashkimit Evropian kundër gjobës prej 120 milionë eurosh të vendosur ndaj saj nga Komisioni Evropian. “Ky vendim i BE-së rezultoi nga një hetim i paplotë dhe sipërfaqësor”, tha ekipi i çështjeve qeveritare globale i X në një postim. Komisioni Evropian vendosi gjobën në dhjetor, me pretendimin se platforma kishte shkelur rregullat e BE-së mbi përmbajtjen dixhitale dhe transparencën. Një zëdhënës i Komisionit i tha AFP se agjencia ishte në dijeni të ankesës dhe “është e gatshme të mbrojë vendimin e saj në gjykatë”. Tre shkeljet Sipas vendimit të Komisionit, X u shpall fajtor për tre shkelje: Dizajn mashtrues të “shenjës blu të verifikimit”, pasi...