Komisioni Europian rikonfirmon mbështetje të plotë për Ukrainën, 200 miliardë euro dhe forcim i bashkëpunimit në siguri dhe mbrojtje

Komisioni Europian rikonfirmon mbështetje të plotë për Ukrainën, 200 miliardë euro dhe forcim i bashkëpunimit në siguri dhe mbrojtje

Komisioni Europian ka rikonfirmuar angazhimin e plotë të Bashkimit Europian për mbështetje të vazhdueshme ndaj Ukrainës, duke theksuar se deri tani janë siguruar rreth 200 miliardë euro për ndihmën e këtij vendi të prekur nga agresioni rus. Një zëdhënës i Komisionit theksoi mbështetje të palëkundur për Ukrainën që nga fillimi i luftës, duke siguruar ndihma financiare dhe materiale për të përballuar pasojat e luftës dhe për të mbështetur qëndrueshmërinë e shtetit ukrainas. Në lidhje me idenë e një ushtrie evropiane të propozuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Forumin Ekonomik të Davos, Brukseli theksoi se deri tani Ukraina është integruar në programet e mbrojtjes të Bashkimit Europian, si SAFE dhe EDIP. Kjo mundëson që Ukraina të kryejë prokurime të përbashkëta me shtetet anëtare të BE-së...