Komanda e SHBA-ve: Kemi goditur mbi 8000 objektiva në Iran, shkatërruam mijëra raketa dhe dronë!

Komanda e SHBA-ve: Kemi goditur mbi 8000 objektiva në Iran, shkatërruam mijëra raketa dhe dronë!

Bota E Shtunë, 21 Mars 2026 16:42 Ushtria amerikane njoftoi se deri më tani ka goditur më shumë se 8000 objektiva ushtarake në Iran. Lajmi u konfirmua sot (21 mars), nga kreu i Komandës Qendrore (CENTCOM). Në një video të postuar në mediat sociale, Admirali Brad Cooper (foto kryesore) tha se forcat amerikane kanë shkatërruar “mijëra” raketa iraniane dhe dronë sulmues të përparuar, si dhe të gjithë marinën iraniane. “Deri më sot, ne kemi goditur më shumë se 8,000 objektiva ushtarake, përfshirë 130 anije iraniane, që është shkatërrimi më i madh detar në tre javë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai, duke shtuar se vlerësimi i tij operacional është se aftësia luftarake e Iranit po bie vazhdimisht ndërsa operacionet tona ofensive intensifikohen”, u...