“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara
“Është koha për të hequr çdo kërcënim, formal dhe substancial, për marrëdhëniet tona. Nëse jo tani, kur?”, me këtë mesazh për dialog dhe ulje të tensioneve, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua sot në Ankara me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, në takimin e parë mes tyre pas një viti e gjysmë. Takimi në Pallatin Presidencial zgjati rreth një orë e gjysmë dhe u zhvillua në një klimë pozitive, me të dyja palët që theksuan nevojën për vazhdimin e dialogut në kuadër të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit mes Greqisë dhe Turqisë. Gjatë bisedimeve u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe çështje ndërkombëtare, ndërsa u nënshkruan në kuadër të Këshillit të 6-të të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi, shtatë dokumente bashkëpunimi në fusha si kultura, kërkimi...
Burimi:
javanews.al