Koha që Ajatollahu të trembet/ Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Teherani me sytë nga deti
Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dislokuar aeroplanë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanmbajtës me mijëra trupa. Sipas ekspertëve, kjo lëvizje ka shtuar tensionet me Iranin dhe ka rritur gjasat për një përballje ushtarake. Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte paralajmëruar më herët për sulme ndaj Iranit pas shtypjes së përgjakshme të protestave antiqeveritare, ku u vranë mijëra persona. Edhe pse së fundmi është tërhequr pjesërisht nga këto kërcënime, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një aksioni ushtarak kundër Republikës Islamike. Ekspertët vlerësojnë se grumbullimi i forcave amerikane dhe stërvitjet detare në rajon rrisin presionin ndaj Teheranit dhe i japin Uashingtonit më shumë opsione sulmuese. Sipas Farzin Nadimit, nga Instituti i Uashingtonit për Politika të Lindjes...
Burimi:
top-channel.tv