“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vënë në qendër të agjendës së saj europiane urgjencën dhe nevojën për të vepruar shpejt, duke theksuar se koha për një plan veprimi ka mbaruar. Në një letër të përbashkët me kryetarin e CDU-së e njëkohësisht kancelarin gjerman Friedrich Merz, dërguar të gjitha shteteve anëtare, Meloni propozon jo një program të përgjithshëm, por një plan konkret me afate të qarta dhe një sërë reformash që duhet të realizohen ose të nisen brenda vitit. Deri tani, sipas burimeve, kanë rënë dakord 20 shtete, përfshirë edhe Francën e Macron, dhe takimi paraprak me këta liderë është planifikuar për ditën e nesërme, 12 shkurt, para fillimit të Këshillit Europian. Fjala kyçe që i bashkon të gjithë, pavarësisht qasjeve të ndryshme, është urgjenca. Siç...