Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Teherani thotë të vërtetën: Ngushtica e Hormuzit nuk është e mbyllur, përveçse për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre. Por edhe për të tjerët, mënyra e vetme për ta kaluar është të kalojnë nga “kasa” virtuale e krijuar nga pasdaranët. Një rrugë alternative, që krahasuar me atë tradicionale kalon më afër bregut të Iranit, përtej ishullit Larak. Kjo kërkon një autorizim dhe shoqërimin e Gardës së Revolucionit. Dhe të paktën në disa raste ka kërkuar edhe pagesën e një tarife, që sipas burimeve iraniane është caktuar në 2 milionë dollarë, të cilën Teherani në të ardhmen do të donte ta institucionalizonte. Grekët dhe kinezët Kuptohet pra pse, për momentin, nga Hormuzi nuk po kalon pothuajse askush. Transitet kanë rënë nën dhjetë në ditë, shpesh...