“Kjo nuk është Amerika që besojmë”/ Barack Obama mbështet publikisht protestuesit kundër ICE në Minneapolis

“Kjo nuk është Amerika që besojmë”/ Barack Obama mbështet publikisht protestuesit kundër ICE në Minneapolis

Operacioni i Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE) në shtetin e Minnesota-s dhe Barack Obama SHBA- Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestuesit në Minneapolis, duke kritikuar ashpër operacionin e Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE) në shtetin e Minnesota-s. Në një intervistë të publikuar të shtunën me YouTuber-in Brian Tyler Cohen, Obama e cilësoi dislokimin e mbi 2 mijë agjentëve federalë si një veprim të paprecedentë, duke theksuar se agjentët u vendosën pa udhëzime dhe trajnim të qartë. “Është e rëndësishme të pranojmë natyrën e paprecedentë të asaj që po bënte ICE në Minneapolis dhe St. Paul, mënyrën si po dislokoheshin agjentët federalë, pa udhëzime apo trajnim të qartë, duke nxjerrë njerëz nga shtëpitë e tyre,...