‘Kjo luftë është fituar’/ Trump: Irani dëshiron shumë një marrëveshje, jemi në komunikim me personat e duhur
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbrëmjen e kaluar dha një përditësim mbi zhvillimet e luftës me Iranin dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke ofruar disa deklarata kyçe mbi situatën aktuale dhe negociatat në vijim. Trump u shpreh se administrata e tij është në komunikim me “personat e duhur” në Iran, duke shtuar se pala iraniane “dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje”. Ai theksoi gjithashtu se në këto negociata janë të përfshirë edhe Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Presidenti amerikan deklaroi se goditjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit kanë sjellë “ndryshim regjimi”, megjithëse paralajmëroi se nuk i beson “askujt” në këtë proces. Një tjetër element i paqartë nga deklaratat e tij ishte përmendja e një “shpërblimi...
Burimi:
syri.net