Kina thirrje për dialog mes Afganistanit dhe Pakistanit: Të ndalen përshkallëzimet, zgjidhja përmes negociatave
Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar për tensionet e fundit përgjatë kufirit Afganistan-Pakistan, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe negociatave. Zëdhënësja e ministrisë, Mao Ning, deklaroi se Pekini është “thellësisht i shqetësuar” për përshkallëzimin e situatës, duke deklaruar “Çdo përshkallëzim do të shkaktojë dëme dhe humbje për të dyja palët”. Sipas deklaratës zyrtare, Kina ka punuar për ndërmjetësim përmes kanaleve të saj dhe është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për uljen e tensioneve dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. ‘Pekini e konsideron stabilitetin në rajon si thelbësor për paqen dhe sigurinë, duke theksuar se dialogu mbetet e vetmja rrugë për t’i dhënë fund konfliktit’, tha më tej Mao. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv