Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente
Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të lirojnë menjëherë Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro, i kapur nga forcat speciale amerikane në Karakas. “Kina u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të garantojnë sigurinë personale të Presidentit Nicolas Maduro dhe gruas së tij, t’i lirojnë ata menjëherë dhe të ndalojnë përmbysjen e qeverisë venezueliane”, tha Ministria e Jashtme kineze në një deklaratë, duke e quajtur sulmin një “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të hënën mbi operacionin e SHBA-së kundër Venezuelës, tha të shtunën presidenca e këshillit. Në përgjigjen e tij ndaj ndërhyrjes ushtarake amerikane në vendin jugor amerikan, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha në një deklaratë se...