Kina i ofroi Tajvanit stabilitet energjitik nëse ai pranonte bashkimin me Pekinin

Kina i ofroi Tajvanit stabilitet energjitik nëse ai pranonte bashkimin me Pekinin

Kina i ofroi sot Tajvanit atë që e quajti stabilitet energjetik nëse ai pranonte sundimin e Pekinit, si pjesë e fushatës së vendit për të bindur Tajvanin të "ribashkohet". Tajvani nuk blen energji nga Kina dhe merr rreth një të tretën e gazit të lëngshëm nga Katari, dhe administrata e ishullit njoftoi se ka siguruar furnizues alternativë për periudhën e ardhshme, përfshirë disa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Reuters. Chen Binhua, një zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit në Kinë, u tha gazetarëve në Pekin se "ribashkimi paqësor" do të sillte mbrojtje më të mirë të sigurisë së energjisë dhe burimeve të Tajvanit, me një "atdhe të fortë" për ta mbështetur atë. "Ne jemi të gatshëm t'u ofrojmë bashkatdhetarëve të Tajvanit...