Kina i kërkon SHBA-së lirimin e menjëhershëm të Maduros: Shkelje e ligjit ndërkombëtar
Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të lirojnë menjëherë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e cilësuar operacionin ushtarak amerikan për kapjen e tij si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme kineze tha se veprimet e SHBA-së minojnë sovranitetin e një shteti të pavarur dhe stabilitetin ndërkombëtar. Pekini theksoi se mban “komunikim dhe bashkëpunim pozitiv” me qeverinë e Venezuelës. Vetëm disa orë para arrestimit, Maduro kishte pritur në Karakas një delegacion kinez të kryesuar nga përfaqësuesi special për Amerikën Latine, Qiu Xiaoqi. Pamjet filmike i tregonin palët duke buzëqeshur gjatë takimit, pa dijeni për zhvillimet që do të pasonin. Kina ka qenë një nga mbështetëset kryesore ekonomike të Venezuelës vitet e fundit, veçanërisht pas sanksioneve të vendosura...
Burimi:
top-channel.tv