Kina i bën presion Europës: Ndaloni politikanët nga Tajvani, mos e kaloni vijën e kuqe
Zyrtarët kinezë kanë ushtruar presion diplomatik mbi disa vende evropiane, duke u kërkuar që të ndalojnë hyrjen e politikanëve tajvanezë, duke u bazuar në interpretimin e ligjeve kufitare të Bashkimit Evropian. Sipas më shumë se gjysmë duzine diplomatëve dhe zyrtarëve të njohur me çështjen, demarshet janë bërë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. Këto qasje janë kryer përmes ambasadave kineze në Evropë ose drejtpërdrejt në ambasadat evropiane në Pekin, me paralajmërime që vendet të mos “shkelin vijat e kuqe të Kinës”. Sipas raportimit të Guardian, komunikimet kanë qenë si individuale ashtu edhe në grup, përmes notave verbale ose takimeve personale, dhe kanë ardhur pas vizitave të fundit të zyrtarëve të lartë tajvanezë në disa vende evropiane. Pekini ka argumentuar se ligje të BE-së, përfshirë Kodin e...
Burimi:
top-channel.tv