Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

Kina ekzekuton katër anëtarë të mafias

Kina ka ekzekutuar katër anëtarë të tjerë të familjes mafioze Bai, një nga klanet më famëkeqe që drejtonin qendra mashtrimesh online në Mianmar, raportojnë mediat shtetërore kineze. Ata ishin pjesë e 21 anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të familjes Bai që u shpallën fajtorë nga një gjykatë në provincën Guangdong për mashtrim, vrasje, plagosje dhe vepra të tjera penale. Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata dënoi me vdekje pesë persona, përfshirë kreun e klanit, Bai Suocheng, i cili vdiq nga sëmundja pas shpalljes së dënimit. Vetëm një javë më parë, Kina ekzekutoi edhe 11 anëtarë të familjes tjetër mafioze Ming, si pjesë e një fushate të gjerë kundër rrjeteve të mashtrimeve në Azinë Juglindore, që kanë mashtruar dhe shfrytëzuar mijëra qytetarë kinezë. Për vite me radhë,...