Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin
Ministrija e jashtme e Suedisë Maria Malmer Stenergard dhe ministri i jashtëm i Kinës , Wang Yi,ranë dakord të shtunën, gjatë një takimi në Stokholm, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, mbështetjen e multilateralizmit dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Maria Malmer Stenergard vuri në dukje që qeveria suedeze u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën. Ajo vlerësoi që marrëdhëniet dypalëshe po zhvillohen mirë, shkëmbimet po shtohen dhe potenciali për bashkëpunim është shumë i madh. Ajo ritheksoi se qëndrimi i Suedisë ndaj parimit të “Një Kine” mbetet i pandryshuar. Sipas saj, Suedia do të forcojë dialogun me Kinën në të gjitha nivelet, do të shfrytëzojë plotësisht mekanizmat dypalësh, si komitetet e përbashkëta për bashkëpunimin ekonomik, tregtar, shkencor e teknologjik, si...
Burimi:
javanews.al