Kim Jong Un zotohet të forcojë programin bërthamor, ndjek paradën ushtarake me vajzën
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, premtoi forcimin e mëtejshëm të programit bërthamor të vendit, ndërsa ndoqi një paradë të madhe ushtarake në mbrëmje në kryeqytet, i shoqëruar nga vajza e tij, Ju Ae. Rreth 14 mijë trupa marshuan në sheshin ‘Kim Il Sung Square’, nën dritat e forta dhe fluturimet e avionëve luftarakë. Ndryshe nga paradat e mëparshme, këtë herë munguan armët e rënda strategjike si raketat balistike ndërkontinentale (ICBM) dhe sistemet e avancuara raketore. Në fjalimin përmbyllës të Kongresit të nëntë të Partisë së Punëtorëve, Kim deklaroi se është “vullnet i palëkundur” i partisë për të rritur numrin e armëve bërthamore dhe kapacitetet për t’i përdorur ato. Ai paralajmëroi se çdo shkelje e sovranitetit të Koresë së Veriut do të përballet...
Burimi:
top-channel.tv