Kim Jong Un shkarkon zëvendëskryeministrin

Kim Jong Un shkarkon zëvendëskryeministrin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka larguar nga detyra zëvendëskryeministrin Jang Sung Ho, i cili mbikëqyrte sektorin e inxhinierisë mekanike, pas dështimeve të evidentuara gjatë rinovimit të kompleksit industrial Ryongsong, në verilindje të vendit. Gjatë një mbledhjeje partie, Kim e fajësoi zyrtarin për gabime serioze teknike, duke theksuar se puna e dobët kishte shkaktuar dëme ekonomike të konsiderueshme dhe probleme të panevojshme strukturore. Ai u shpreh se emërimi i Jang në këtë post kishte qenë një vendim i gabuar, që tregonte mangësi në përzgjedhjen e kuadrove drejtuese. Në një deklaratë me tone të ashpra, Kim përdori një krahasim figurativ për të ilustruar paaftësinë e zyrtarit, duke thënë se ai ishte i papërshtatshëm për përgjegjësinë që mbante dhe se nuk mund të përmbushte detyra...