Kim Jong Un prezanton mjetin e ri ushtarak, mund të mbajë dhe transportojë disa raketa bërthamore njëkohësisht  

Kim Jong Un prezanton mjetin e ri ushtarak, mund të mbajë dhe transportojë disa raketa bërthamore njëkohësisht  

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbikëqyrur prezantimin zyrtar të një rakete vetëlëvizëse goditëse të aftë për të mbajtur koka bërthamore, raportuan mediat shtetërore të mërkurën. Gjatë një ceremonie të mërkurën, Kim mbajti një fjalim duke lavdëruar raketën e re shumëfishe 600 milimetërshe, të cilën e përshkroi si më uniken në botë. Është “i përshtatshëm për sulme speciale, pra për kryerjen e një misioni strategjik”, tha agjencia zyrtare e lajmeve KCNA. Ai theksoi se sistemi i ri i armëve është menduar për një rol “parandalues” dhe siguroi se është “i pamposhtur”. “Nëse kjo armë përdoret, askush nuk mund të presë që Zoti ta mbrojë atë”, tha ai, sipas tekstit të fjalimit të tij, të transmetuar nga KCNA. Ekspertët besojnë se mund të...