Kim Jong Un ndjek testimin e raketave me vajzën e tij, Koreja e Veriut rrit tensionet ushtarake

Kim Jong Un ndjek testimin e raketave me vajzën e tij, Koreja e Veriut rrit tensionet ushtarake

Bota E Diel, 15 Mars 2026 15:37 Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndjekur nga afër një testim me zjarr të sistemeve të shumëfishta të raketave, i shoqëruar nga vajza e tij adoleshente, bëjnë të ditur sot mediet shjtetërore, sipas AP. Testimi konsiderohet një reagim ndaj manovrave të përbashkëta ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat Pheniani i sheh si përgatitje për një pushtim. Agjencia shtetërore koreano-veriore KCNA raportoi se Kim vëzhgoi një stërvitje që përfshinte 12 raketahedhës ultraprecizë të kalibrit 600 milimetra në bregun lindor të vendit. Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, rreth 10 raketa balistike u lëshuan nga zona pranë kryeqytetit Phenian drejt Detit Lindor. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut i cilësoi lëshimet si...