Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Kim Jong-un mesazh Putinit: Kemi krijuar lidhje gjaku mes Koresë së Veriut dhe Rusinë
Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë , tha udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në një mesazh të Vitit të Ri drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin të premten. Kim tha se viti 2025 ishte një “vit vërtet i rëndësishëm” në aleancën midis Phenianit dhe Moskës, e cila u krijua nga “lidhje gjaku” në të njëjtat llogore, duke iu referuar vendosjes së mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut në rajonin rus Kursk në gusht, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA). Gjatë një pritjeje më 13 dhjetor për Regjimentin e Inxhinierisë së Ushtrisë, Kim tha se nëntë ushtarë të Koresë së Veriut ishin vrarë gjatë vendosjes së tyre 120-ditore në Rusi. Të dy vendet e...