Kievi pretendon se ka goditur një depo ruse nafte në rajonin e Pskov
Sulmet me dronë ukrainasë në një depo ruse nafte në rajonin e Pskov në Rusinë perëndimore shkaktuan shpërthime dhe zjarr. Kështu deklaroi sot një zyrtar i shërbimit të sigurisë ukrainase për Reuters. "Shkatërrimi i depove të naftës ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e armikut për të kryer operacione luftarake dhe për të përparuar. Këto operacione janë pjesë e dobësimit sistematik të potencialit ushtarak të Rusisë", tha ai.
Burimi:
syri.net