Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë

Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë

Forcat ruse kanë ndërhyrë përtej kufirit në rajonin ukrainas të Sumy-t, pranë vendbanimit Hrabovske, duke rrëmbyer rreth 50 civilë, sipas Kievit. Në një deklaratë për mediat ministria e Mbrojtjes tha se mes të rrëmbyerve është edhe një grua 89-vjeçare. Sipas autoriteteve ukrainase, ndërhyrja u krye nga njësi të ushtrisë ruse që kaluan kufirin dhe morën civilët nga zona e banuar. Ende nuk ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e tyre apo kushtet në të cilat mbahen. Ngjarja rrit shqetësimet për sigurinë e civilëve në zonat kufitare dhe vjen mes tensioneve të vazhdueshme mes Ukrainës dhe Rusisë. Autoritetet ukrainase thonë se po ndjekin situatën dhe po punojnë për të sqaruar fatin e personave të rrëmbyer. Top Channel