Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Khamenei sulmon presidentin amerikan: Trumpi arrogant do të “rrëzohet” si Faraoni dhe Shahu, duart e tij janë të lyera me gjak
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili “gjykon me arrogancë të gjithë botën”, duhet ta dijë se tiranët dhe udhëheqësit arrogantë në histori, si Faraoni, Mohammad Reza Pahlavi dhe sundimtarë të tjerë të ngjashëm, u shembën pikërisht në momentin kur ishin në kulmin e arrogancës së tyre, tha në një deklaratë udhëheqësi iranian Ajatollah Ali Khamenei =, duke shtuar se “ i njëjti fund do të vijë” edhe për Donald Trump. Në të njëjtën deklaratë, ai akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë rrethuar një vend në Amerikën Latine dhe kanë ndërmarrë veprime që, tha ai, as nuk turpërohen t’i pranojnë, duke deklaruar hapur se po i bëjnë “për naftë”. Duke iu referuar incidenteve që ndodhën natën e kaluar në Teheran dhe qytete të tjera, ai...