Kërkonte privatësi absolute, 3 milionë dokumentet zbulojnë interesin e Epstein për të blerë ishullin grek Scorpio

Kërkonte privatësi absolute, 3 milionë dokumentet zbulojnë interesin e Epstein për të blerë ishullin grek Scorpio

Jeffrey Epstein, miliarderi amerikan i dënuar për krime seksuale, ishte përfshirë në bisedime për blerjen e ishullit grek Scorpio, ish-pronë e Aristotel Onassisit, sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. Kontaktet, të zhvilluara nga gushti deri në fund të vitit 2011, tregojnë se Epstein po mblidhte informacione të detajuara mbi ishullin, megjithatë bisedimet nuk çuan në një marrëveshje konkrete dhe mbetet e paqartë nëse ai kishte interes personal apo po vepronte në emër të një pale të tretë. Të dhënat janë pjesë e rreth 3 milionë dokumenteve dhe email-eve të deklasifikuara, ku materialet që lidhen me blerjen e ishullit nuk janë censuruar, përveç adresave të email-eve të bashkëbiseduesve të Epstein. Mes personave me të cilët ai komunikonte përfshihen Boris Nikoliç,...