“Kërcet” arma në Gjakovë, vritet xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, Elijona
Elijona dhe Rasim Binakaj GJAKOVË-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku raportohet për një të vrarë dhe një të plagosur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se sot rreth roës 05:30, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, dy persona janë qëlluar me armë zjarri. Viktima është Rasim Binakaj rreth 38 vjeç. Viktima raportohet të jetë xhaxhai i Elijona Binakajt, ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4. Deri më tani Elijona Binakaj nuk ka bërë ende ndonjë reagim publik lidhur me ngjarjen e rëndë. Rasim Binakaj ishte edhe personi që në vitin 2021 kishte njoftuar publikisht për aksidentin tragjik në Kroaci, ku Elijona Binakaj humbi nënën dhe motrën e saj. Ngjarja, sipas mediave, ka...
Burimi:
zeri.ai