“Kërcet” arma në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur
PAMJE NGA VENDNGJARJA GJAKOVË-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku raportohet për një të vrarë dhe një të plagosur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se sot rreth roës 05:30, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, dy persona janë qëlluar me armë zjarri. Viktima është R.B rreth 38 vjeç, i plagosur është E. M, ndërsa i dyshuar është N. Z, pronari i lokalit “My Place” i cili po kërkohet nga Policia. “Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e...
Burimi:
zeri.ai