Kërcënon  Moska, Medvedev: Rusia mund të nisë sulme bërthamore ndaj Francës e Britanisë, nëse pajisin Kievin me…

Kërcënon Moska, Medvedev: Rusia mund të nisë sulme bërthamore ndaj Francës e Britanisë, nëse pajisin Kievin me…

Një sulm bërthamor ndaj objektivave në Ukrainë, si dhe në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të konsiderohej i ligjshëm dhe i justifikuar, në rast se Londra dhe Parisi i ofrojnë Kievit aftësi bërthamore, tha zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse Dmitry Medvedev në Max, duke komentuar raportet e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) në lidhje me plane të tilla nga dy vendet evropiane. Sipas Medvedevit, ky informacion "e ndryshon rrënjësisht situatën". "Ky është një transferim i drejtpërdrejtë i armëve bërthamore në një vend në luftë", tha ai. "Nuk ka asnjë fije dyshimi se në këtë rast, Rusia do të duhet të përdorë të gjitha armët, përfshirë ato bërthamore jo-strategjike, për të goditur objektiva në Ukrainë, që përbëjnë një kërcënim për vendin...