Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë sot në 5 mars ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se çdo ndërhyrje ushtarake tokësore në territorin iranian do të përballet me një reagim të ashpër nga forcat iraniane. Deklarata është bërë nga sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, i cili theksoi se ushtria iraniane është e gatshme të përballet me çdo skenar lufte. Sipas tij, disa zyrtarë amerikanë kanë përmendur mundësinë e dërgimit të mijëra trupave në Iran për një operacion tokësor. Larijani reagoi ashpër ndaj këtij skenari, duke thënë se forcat iraniane po i presin dhe se çdo ndërhyrje do të ketë pasoja të rënda për ushtrinë amerikane. Ai deklaroi se nëse trupat amerikane futen në territorin e Iranit,...