Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Një burrë nga Virxhinia është akuzuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj Richard Grenell, i cili mban aktualisht rolin e të dërguarit presidencial dhe presidentit të Kennedy Center në Uashington. Sipas një njoftimi zyrtar, Scott Bolger akuzohet për kërcënimin. Edhe pse në dokumentet zyrtare emri i Grenell nuk përmendet drejtpërdrejt, ai vetë konfirmoi në rrjetin social X se ishte shënjestra. Grenell falënderoi autoritetet amerikane për identifikimin dhe arrestimin e personit, duke theksuar se liria e shprehjes dhe kritika politike janë të drejta themelore, por se thirrjet për dhunë përbëjnë vijë të kuqe. Sipas dosjes së paraqitur në gjykatë, Bolger dyshohet se përdori një numër të krijuar përmes Google Voice për të dërguar mesazhin kërcënues më 23 dhjetor. Hetimet e...