‘Kërcënimet kriminale ndaj Evropës’/ Europol mbledh mbi 57 shtete në selinë qendrore në Hagë
27 vende anëtare dhe mbi 30 vende të treta si dhe agjenci partnere mblidhen në selinë qendrore të Europol-it në Hagë, Holandë, për të nisur veprimet operative për të përballuar kërcënimet kriminale me të cilat përballet Evropa. Takimet strategjike dhe operative të lidhura me ciklin EMPACT, krahu operacional i Europol-it, kanë nisur dje në selinë qendrore të Europol-it dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit shkurt. Forcat policore nga e gjithë bota do të diskutojnë, ndër të tjera, për trafikun e drogës dhe armëve, qasjen administrative ndaj emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të qenieve njerëzore, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, krimet mjedisore, personat në arrati dhe kërcënimet hibride. Cikli EMPACT (European Multidisciplinary Platform Against Criminal Threats) ka identifikuar 285 veprime operative për periudhën dyvjeçare 2026-27 dhe...
Burimi:
syri.net