Kërcënimet e Trump për Groenlandën, kryeministrja daneze: Europa nuk do të lejojë të shantazhohet
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, deklaroi se “Europa nuk do të lejojë të shantazhohet” pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve që kundërshtojnë planet e tij për Groenlandën. Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa 10% mbi mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda nëse pengohet përpjekja e tij për të marrë kontrollin e territorit autonom danez. Tarifat mund të rriten deri në 25% në mungesë të një marrëveshjeje. Shtetet e kërcënuara me tarifa lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke paralajmëruar për retorikën e dhe duke shprehur solidaritet me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës. Ato theksuan rëndësinë e forcimit të sigurisë në Arktik dhe gatishmërinë për dialog mbi sovranitetin dhe integritetin territorial. Kryeministri britanik,...
Burimi:
top-channel.tv