Kërcënimet e Trump, Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

Kërcënimet e Trump, Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

Disa vende anëtare të NATO-s kanë njoftuar se do të dërgojnë forca ushtarake në Groenlandë për të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me Danimarkën, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar deklaratat kërcënuese për aneksimin me forcë të ishullit strategjik në Arktik. Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia kanë konfirmuar dërgimin e personelit ushtarak në Greonlandë, ndërsa Kanadaja dhe Franca kanë paralajmëruar gjithashtu hapjen e konsullatave në Nuuk, kryeqytetin e territorit autonom danez, në javët e ardhshme. BREAKING: Danish military forces start arriving in Greenland. 🇩🇰🇬🇱 pic.twitter.com/RrXAB4brta — Visegrád 24 (@visegrad24) January 15, 2026 Kryeministri suedez Ulf Kristersson bëri të ditur përmes rrjetit social X se oficerë suedezë, së bashku me trupa nga vende të tjera aleate, do të përgatiten për stërvitjen...