“Kemi punuar bashkë për të siguruar një të ardhme të mirë për popullin e Gazës”, Trump: Lufta kushton më shumë se sa të bësh paqe

“Kemi punuar bashkë për të siguruar një të ardhme të mirë për popullin e Gazës”, Trump: Lufta kushton më shumë se sa të bësh paqe

Në një fjalim të mbajtur në Bordin e Paqes, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të garantuar një të ardhme më të mirë për popullin e Gazës. President Trump shtoi se kostoja e luftës është gjithmonë më e lartë sesa investimi në paqe, duke sjellë si shembull konfliktin e gjatë mes Armenia dhe Azerbajxhani. “Kemi punuar së bashku për të siguruar një të ardhme më të mirë për popullin e Gazës. Shumë vende të botës janë treguar bujare me kontributet e tyre, dhe SHBA ka qenë jashtëzakonisht bujare. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se paqja. Lufta gjithmonë kushton më shumë sesa përpjekja për të ndërtuar paqen. Ju keni luftuar për...